Rinovimi i impianteve, “Selman Stërmasi” dhe “Asllan Rusi” drejt rindërtimit

Pas Arenës Kombëtare dhe Parkut Olimpik, Tirana do të ketë edhe dy impiante tërësisht të reja, të standardeve bashkëkohore. Ky është premtimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pas rikandidimit për të drejtuar edhe për katër vjet kryeqytetin.

Impiantet që do të rinovohen janë stadiumi Selman Stërmasi dhe pallati i sportit Asllan Rusi. Ajo që është përfolur prej vitesh për stadiumin Selman Stërmasi, rreth rindërtimit aty të një impianti modern, tashmë ka marrë formë konkrete.

Sipas zotit Veliaj, të dyja këto impiante do të rikonstruktohen nën shembullin e Arenës Kombëtare brenda mandatit të tij të dytë në krye të Bashkisë, duke bërë të mundur realizimin e veprave të mëdha, të cilat do t’i rezistojnë kohës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN