Shpresat rrëmbejnë një pikë në Turqi, gol në limite

Shpresat e Shqipërisë kanë marrë një pikë mjaft të rëndësishme në një transfertë të vështirë, në Turqi.

Edhe pse na mposhtën 1-2 në “Elbasan Arena” në muajin mars, Turqia nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë në këtë ndeshje.

Shqipëria kaloi e para në avantazh me fillimin e pjesës së dytë kur Maloku e dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, Turqia përmbysi gjithçka duke e çuar rezultatin në 2-1. Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe goli me vlerën e 1 pike erdhi në minutën e pestë të shtesës, me autor Tafën.

Me këtë pikë të marrë në Turqi, ekipi Shpresa e Shqipërisë, i drejtuar nga Alban Bushi, ngjiten në kuotën e 2 pikëve në vendin e tretë.

Grupi udhëhiqet nga Turqia me 4 pikë, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2