Tronditet FIFA, arrestohet zv. Presidenti

Pak orë nga konfirmimi i presidentit Gianni Infantino dhe nga fjalimi për të zhdukur korrupsionin nga futbolli, në FIFA kanë nisur menjëherë lëvizjet e para. Zëvendës presidenti, Ahmad Ahmad, është arrestuar nga autoritetet franceze, në ditën e kongresit vjetor të FIFA-s.

Ahmad i cili është njëkohësisht numri një i futbollit afrikan, akuzohet për ryshfete në vitin 2017, pasi gjatë Kupës së Kombeve, ka pajisur ilegalisht skuadrat afrikane me veshje sportive të një firme franceze duke përfituar shuma marramendëse. Ahmad është vënë gjithashtu në qendër të akuzave për finalen e Champions League në Afrikë, ku ndeshja u ndërpre pas mosfunksionimit të dyshimtë të sistemit VAR.

Shkarkoni aplikacionin e A2