Zgjedhjet e 30 qershorit, Meta, mesazh nga Berlini: Çdo gjë mund të ndryshojë

Mazhoranca këmbëngul se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, ndërsa Presidenti Meta pak kohë më parë, u shpreh i gatshëm të firmoste për një datë tjetër, për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit.

Mundësia e ndryshimit të datës së zgjedhjeve është komentuar gjerësisht nga politika dhe media, por Presidenti ka qenë i tërhequr për deklarata të tjera për shtyrjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, sot, nga Berlini, ku mori pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, kreut i Shtetit bëri një postim që ra në sy.

Presidenti zgjodhi të citonte kancelaren Angela Merkel se historia ka treguar se çdo gjë mund të ndryshojë. “Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”, shkruan Meta ne profilin e tij në “Facebook”.

Shkarkoni aplikacionin e A2