Zyrtare/ Eden Hazard te Reali i Madridit

Reali i Madridit ka konfirmuar se ka nënshkruar me belgun Eden Hazard. Ish-lojtari i Chelsea-s ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me “merengues” dhe do të prezantohet më 13 qershor.

Prej disa kohësh, Hazard ka qenë në “orbitën” e Realit, ndërsa zyrtarizoi shkëputjen e marrëdhënieve me “blutë e Londrës” pas finales së Europa League, të cilën Chelsea e fitoi me dy gola të tij.

Edhe pse lajmi është publikuar nga klubi me president Perez, sërish nuk janë dhënë detaje nga operacioni. Ndërsa gjatë ditës, mediat spanjolle shkruan se transferimi i belgut mund t’i kushtonte arkës së Realit 120 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN