Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

74 mijë euro për një varëse me Kupën e Botës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 18:30 | Futboll

Mbrojtësi i Francës, Lucas Hernandez ka shpenzuar 74 mijë euro për të realizuar një varëse të personalizuar me simbolin e trofeut të Kupës së Botës të përbërë nga flori dhe diamante. Një vit pasi u shpall kampion bote me kombëtaren e tij në Rusi, Hernandez vendosi t’i bëjë dhuratë vetes një varëse tepër të veçantë.

Në fakt, lojtari i ri i Bayern Munchen nuk është i vetmi mes “Gjelave” që ka festuar në këtë mënyrë fitoren historike. Paul Pogba u bëri dhuratë të gjithë shokëve të skuadrës unaza me diamante për të mos e harruar kurrë triumfin në Rusi, ku Franca mundi Kroacinë 4-2 në finale.

23-vjeçari është lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga Bayern, pasi bavarezët paguan 80 milionë euro tek Atletico Madrid për të marrë shërbimet e mbrojtësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani