Basha: Përpjekje për dhunë ndaj protestuesve, dështuan

Në fjalën e tij përmbyllëse në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se orët e tiranisë po marrin fund.

“Ora e Shqipërisë si gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë. Ju shpreh sot mirënjohjen më te thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot për këtë pjesëmarrje gjigante, të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese shqiptare që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD u shpreh se ka pasur përpjekje për dhunë ndaj protestuesve. “Përpjekje për ta shndërruar këtë natë në dhunë ndaj protestuesve. Kjo përpjekje dështon me turp”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2