Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda Apokalipsit, një panoramë e zymtë e Çernobilit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 10:33 | Lifestyle

Pas Apokalipsit, është e qartë që Natyra do të triumfojë. Fshati i braktisur i Zalisias në Ukrainë, që dikur banohej nga 3000 persona, është gllabëruar nga pylli.

“Daily Mail” e vizitoi këtë fshat dhe shkruan se “tashmë banorët e tij janë vetëm drerë, rrëqebuj, ujq dhe arinj, të cilët e dinë mirë se armiku i tyre kryesor, njeriu, ka ikur prej kohësh”.

Fotot e mahnitshme tregojnë shtëpi të pabanuara, që presin për një pronar që nuk do të kthehet kurrë.

Pranë këtij fshati, 33 vite më parë, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi aksidenti i tmerrshëm që për pak shoi njerëzimin. Ishte në këtë central, në orën 01:23 të së shtunës së datës 26 prill 1986 që një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Zyrtarisht, askush nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka sërish shumë radiacion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë