Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Fitore rutinë në Bjellorusi, por Gjermania mbetet në vend të dytë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 22:35 | Futboll

Gjermania mori një fitore të rëndësishme 2-0 në Bjellorusi, duke siguruar trepikëshin e radhës në grupin C të kualifikueseve të Euro 2020, por përsëri mbeti në vend të dytë, të paktën përkohësisht, për shkak të fitores së Irlandës së Veriut 2-1 në Estoni.

Skuadra e Joachim Low dominoi të gjithë ndeshjen dhe realizoi nga një gol në secilën pjesë. Në të 13' ishte Leroy Sane që zhbllokoi rezultatin, duke u futur bukur në zonë në krahun e djathtë dhe duke gjuajtur po aq bukur me të majtën.

Edhe pse me disa ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, gjermanët nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren. Në të 62’ erdhi edhe goli i sigurisë, kur duke shfrytëzuar një rreshtim të gabuar të mbrojtësve vendas, Marco Reus gjuajti saktë në kuadrat.

Irlanda e Veriut kryeson grupin me 9 pikë nga 3 ndeshje, ndërsa Gjermani ka 6 pikë por një ndeshje më pak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë