Gafa e radhës e Trump: Hëna është pjesë e Marsit

“NASA nuk duhet të flasë për të shkuar në Hënë sepse e kemi bërë 50 vjet më parë një gjë të tillë. Duhet të përqendrohen në gjëra më të mëdha, përfshirë Marsin (pjesë e të cilit është Hëna), Mbrojtje dhe Shkencë”.

Kështu ka shkruar në Twitter Presidenti amerikan Donald Trump, duke bërë një gafë të re.

Fjalët e presidentit amerikan kanë bërë që të shpërthejë rrjeti, i cili nuk i fal gabime të tilla.

Me siguri Trump donte t’i referohej faktit se të shkosh në Hënë është pjesë e projektit më të madh, që është vajtja në Mars.

“Njeriu që akuzon të gjithë botën për lajme të rreme, po na thotë se Hëna është pjesë e Marsit “, shkruan një përdorues.

Një tjetër shkroi: “Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Trump, pasi të gjithë e dinë që Hëna është e bërë me djathë dhe Mars është çokollatë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN