Improvizimi i protestuesve: “Rama dhe Dako në qelinë 339!” – VIDEO

Po ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe protesta e 8 e opozitës ka nisur me forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të përgjimeve nga gjermania “Bild”.

Të rinjtë e FRPD improvizuan një qeli me dy persona brenda saj, të cilët mbajnë maska të Kryeministrit Rama dhe të Vangjush Dakos, ndërsa e quajtën atë “qelia 339”, referuar edhe dosjes.

Protesta e ditës së sotme, sipas kërkesës së bërë në polici, do të nisë në orën 19:00. Policia ka dhënë leje për 120 minuta, ndërsa PD ka kërkuar leje deri në mesnatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN