Lamtumira e Shehit nga Skënderbeu: Nuk kam oferta deri tani

Orges Shehi nuk është më trajner i Skënderbeut. Ish-portieri i klubit korçar, i cili pasi la futbollin e luajtur u ul në stol për të drejtuar klubin korçar, ka vendosur të largohet nga kjo detyrë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehi zbulon edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

“Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty, falënderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. Do të bëjë një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim”, shkruan Shehi.

Në sezonin e tij të vetëm te korçarët, klubi e mbylli kampionatin në vend të pestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2