Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ozil martohet, Erdogan dëshmitar i dhëndrrit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 10:54 | Futboll

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ishte shoqëruesi i futbollistit Mesut Ozil, i cili i dha fund beqarisë të premten.

30-vjeçari me origjinë turke, por që ka luajtur me kombëtaren e Gjermanisë, nxiti një debat të ashpër vitin e kaluar pas publikimit të një imazhi me Erdoganin përpara Kupës së Botës. Që prej ketij debati, Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar duke cituar si shkaqe “racizmin dhe mungesën e respektit” që përjetoi për shkak të fotografive me Presidentin turk.

Mesfushori i Arsenalit u martua me të fejuarën e tij, ish Miss Turqinë, Amine Gylse, në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit në Stamboll.

Ozil dhe Gylse nisën lidhjen e tyre në vitin 2017. 30-vjeçari njoftoi në mars të këtij viti se do t’i kërkonte Erdoganit që të ishte dëshmitar i tij. Ky vendim i Ozilit u kritikua dhe nga qeveria gjermane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë