Palmer: Kush prek zgjedhjet nuk futet në SHBA

Zëvendës Ndihmës-Sekretari i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, jep një mesazh të drejtëprdrejtë për drejtuesit e opozitës në prag të protestës së sotme.

Në një intervistë për Top Channel, Palmer apelon që të shmanget dhuna në protestë, në të kundërt përgjegjësinë, thotë ai, do ta mbajnë dy liderët kryesorë: Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik”, thotë Palmer.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit dërgon edhe një paralajmërim për ata që do të tentojnë të pengojnë qytetarët të votojnë.

“Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR”, përfundon Palmer.

Shkarkoni aplikacionin e A2