Portieri i mohoi golin, Hysaj: Kam vite që provoj, s’kam fat

Kombëtarja doli “duarbosh” nga transferta me Islandën, por Kombëtarja nën drejtimin e Edy Reja-s zhvilloi një lojë të kënaqshme, por i mungoi goli.

Një ndër rastet e pastra në këtë takim ishte ai i minutave të para me kapitenin Hysaj, i cili goditi fuqishëm në drejtim të portës, por u ndal nga portieri.

Pas ndeshjes, kapiteni u shpreh se ky takim duhet të ishte fituar për atë që skuadra paraqiti në fushën e lojës. “Lojën e lujtëm ne dhe për këtë gjë na vjen shumë keq, për skuadrën dhe për trajnerin. I kishim mundësitë për ta fituar”, tha Hysaj.

Më tej, ai komentoi edhe rastin e humbur. “S’kam fat. Kam vite që provoj, por nuk po ia dal. Kam besim se herët a vonë do të realizoj. Duhet të vazhdojmë kështu dhe më pas të bëjmë llogaritë ku do të arrijmë”, u shpreh Elseid Hysaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN