Pretendenti për kryeministër i Britanisë pranon: Kam marrë kokainë

Kandidati për lidershipin konservator në Britaninë e Madhe pranon se ka qenë përdorues kokaine 20 vite më parë.

Michael Gove theksoi se ndihet shumë i penduar për këtë. Në një prononcim për “Daily Mail” ai tha se ka marrë drogë në disa evente sociale gjatë kohës që ka punuar si gazetar.

Sekretari britanik për Mjedisin kërkon që gabimi i së shkuarës të mos pengojë garën e tij për drejtimin e qeverisë dhe Partisë Konservatore. Anëtarët e kësaj force politike do të votojnë për të zgjedhur liderin e ri pasi Theresa May dha dorëheqjen nga postet që mbante.

Kryeministri i ri pritet të zgjidhet në fund të muajit korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN