Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Protesta e radhës e opozitës. PD: Qëndrojmë deri në mesnatë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 09:35 | Politikë
Protesta e radhës e opozitës. PD: Qëndrojmë deri në

Opozita e Bashkuar do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e 8 kombëtare, përmes së cilës kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Mësohet se PD-ja ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestë-marshim deri në orën 23:59. Nga ana e saj, njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00.

1300 punonjës policie do të jenë të angazhuar në protestë. Burime nga PD-ja thanë se edhe në këtë protestë skenari do të jetë i njëjtë. Qytetarët do të protestojnë fillimisht në Kryeministri dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.

Të njëjtat burime thanë se në protestë do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë