Protesta e tetë, PD: 70 mijë qytetarë drejt Tiranës – A2

Protesta e tetë, PD: 70 mijë qytetarë drejt Tiranës

Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, rreth 70 mijë qytetarë janë nisur nga rrethet pasditen e sotme në drejtim të Tiranës, për t’u bërë pjesë e protestës së tetë të opozitës.

PD thotë se parashikimet janë për pjesëmarrje më të madhe krahasuar me protestën e 2 qershorit.

Po ashtu si edhe në protestat e mëparshme, PD thotë se kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Këtë herë një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues. Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private”, thotë zyra e shtypit e PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2