Pse Messi nuk e këndon himnin?

Argjentina fitoi 5-1 ndeshjen e fundit miqësore përpara se të nisej për në Brazil për Kupën e Amerikës. Bardhekaltërit mposhtën lehtë Nikaraguan, në një takim ku Messi shënoi dy gola.

Ylli i Barcelonës do të mundohet që të fitojë më në fund një titull me kombëtaren e tij, gjëja e vetme që i ka mbetur pa fituar në karrierë. Dhe për këtë duket se nuk do të ndryshojë asnjë nga ritualet e tij. Madje, as këndimin e himnit të vendlindjes së tij.

Messi ishte i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk këndoi kur u luajt himni. “Që kur nisën me polemikat mbi himnin, nuk e këndoj më. Nuk ndryshon gjë. Është budallallëk”, ka thënë Messi përpara disa kohësh.

Numri 10 i Argjentinës thjesht e dëgjon himnin dhe më pas duartroket kur ai përfundon.

“E ndjej kur luhet himni, si gjithë të tjerët. Secili e përjeton në mënyrën e tij”, shprehet Messi.

Shkarkoni aplikacionin e A2