Punishte fishekzjarresh në mes të Shkodrës, procedohen dy persona

Policia e Shkodrës ka bllokuar një punishte artizanale ku prodhoheshin fishekzjarrë në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, fishekzjarrët që prodhoheshin aty kishin fuqi të lartë shpërthyese. Ndërkohë, mësohet se në këtë punishte prodhoheshin edhe fishekë për armë gjahu.

Blutë e Shkodrës kanë proceduar penalisht 2 persona: K.K. dhe A.K.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN