Reja: Nuk e meritonim humbjen, mund të kishte edhe dy penallti

Po ashtu si kapiteni Hysaj, edhe trajneri Edy Reja, për të cilin ndeshja në Islandë ishte e para në krye të stolit të kombëtares shqiptare, u shpreh se skuadra nuk e meritonte humbjen në këtë ndeshje.

“Nuk e meritonim ta humbisnim këtë ndeshje. Në 20 minutat e para ishim lartë, por më pas ata treguan se kanë përgatitje fizike të mirë”, tha Reja.

Trajneri italian nuk hezitoi të përmendi edhe dy raste të diskutueshme në zonën kundërshtare, duke thënë se mund të kishte dy penallti në favorin tonë. Sa i përket golit të Islandës, Reja u shpreh se kundërshtarit duhet t’i ishte ndërhyrë. “Pavarësisht aftësive të lojtarit kundërshtar, ne nuk duhet ta kishin lejuar të kalonte. Kaloi të parin, por i dyti duhet të kishte reaguar”, tha Reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2