“Ylli” i ri i Italisë godet vogëlushin grek… dhe e përqafon

Barella është lojtari i momentit jo vetëm në Serie A, por tashmë edhe në kombëtaren italiane.

Mesfushori i Cagliarit, i cili është pranë nënshkrimit me Interin, ishte autori i golit të parë në fitoren e pastër 0-3 për të kaltrit në Greqi.

Por para se të shënonte, ai u bë pjesë e një momenti sa qesharak edhe aq të dhimbshëm.

Mesfushori godet topin në tension e sipër me lojë të ndaluar dhe ai përfundon në fytyrën e një djali që mbledh topat. Por Barrela tregoi edhe anën e tij pozitive, duke i kërkuar menjëherë falje dhe i dhuroi një përqafim.

Shkarkoni aplikacionin e A2