CR7 rrëmben dhe Ligën e Kombeve, “Tulipanët” duhet ende të çelin – A2

CR7 rrëmben dhe Ligën e Kombeve, “Tulipanët” duhet ende të çelin

Portugalia e Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer dhe një trofe evropian duke mundur në finalen e Ligës së Kombeve ekipin e Holandës me rezultatin 1-0.

Pas fitores së Europianit kundër Francës në vitin 2016, luzitanët kthehen fuqishëm duke bërë për vete dhe kupën e kompeticionit më të ri evropian duke treguar se asnjë gjë nuk është rastësi.Ndeshja u zhvilluar në “Estadio do Dragao” të Portos dhe goli i vetëm i saj u shënua nga Goncalo Guedes në minutën e 60-të.

Nga ana tjetër Holanda duket se nuk arriti t’i bëjë ballë eksperiencës së portugezëve. Megjithëse e mbajtën më shumë topin dhe krijuan shumë raste, ishin të paqartë përpara portës.Yjet e rinj të ekipit si De Ligt dhe De Jong nuk mund t’i bënin ballë CR7 dhe kompani. “Tulipanët” u mundën kështu nga një tjetër ekipi iberik në një finale, pas Kupës së Botës përballë Spanjës, ku Iniesta iu rrëmbeu trofeun më të rëndësishëm.

Me fitoren e Kupës së Ligës, Portugalia fiton një biletë të menjëhershme për në Evropianin e vitit 2020 dhe një premio prej 11 milionë eurosh.

Luzitanët mbërritën në finale pasi mundën Zvicrën me një tregolësh të Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër Holanda eliminoi Anglinë në kohën shtesë me të njëjtat shifra 3-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2