Kryeministri Rama në Dibër: Nuk pranojmë politikën e kërcënimit, zgjedhjet nuk shtyhen – A2

Kryeministri Rama në Dibër: Nuk pranojmë politikën e kërcënimit, zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale gjatë pasdites së të dielës në Dibër, ku prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie të qarkut.

Kreu i qeverisë deklaroi se partner dhe miq kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhje, por kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm

“Keni dëgjuar miq që thonë të shtyjmë zgjedhjet. Nuk bëhet fjalë për një dasmë. Nëse pranojmë të shtyjmë zgjedhjet, ne hapim një rrugë pa krye për shumë vite. Nëse pranojmë politikën e shkatërrimi, molotovit, kërcënimit, duke i hapur rrugë një pakice, çdo pakicë nesër do të bënte të njëjtën gjë do ikte nga parlamenti dhe do të kërkonte lojë nga e para”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, opozita i ka bërë një dëm të madh vendit me “baltën” që ka krijuar dhe eksportuar jashtë vendit.

“I kanë bërë Shqipërisë një dëm të madh, nuk janë kursyer me baltën ndaj nesh, as këtu as jashtë. E kanë shpërndarë në çdo kanal, portal, në çdo gazetë ku kanë patur mundësi jashtë Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2