“Luanët” e Britanisë, medalje në Ligën e Kombeve

Ekipi i Anglisë ka mundur të fitojë një vend të tretë në finalen e vogël të Ligës së Kombeve të luajtur përballë Zvicrës. Pavarësisht paraqitje së mirë të britanikëve, një traverse, dhe një goli të anuluar nga VAR, koha e rregullt e ndeshjes u mbyll në barazim 0-0. Edhe shtesa 30 minutësh nuk solli as një ndryshim.

U desh gjuajtja e plotë 12 penalltive që ndeshja për vendin e tretë të Ligës së Kombeve të kishte një fitues. Penalltia e fundit për zviceranët u gjuajt nga sulmuesi Drmic, por portieri i anglezëve Pickford gjeti krahun dhe i dha ekipit të tij një vend në podium.

Në mbrëmjë luhet dhe ndeshja finale e kompeticionit mes Holandës dhe Portugalisë

Shkarkoni aplikacionin e A2