Lulzim Basha shpjegon vendimin e presidentit: U shty nga shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpjegon arsyet që e çuan presidentin Ilir Meta të  shfuqizojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas kreut të Selisë Blu, ishin bashkimi i qytetarëve për të mos pranuar një proces zgjedhor monist dhe mbrojtja e standardeve, ato që çuan në anulimin e zgjedhjeve

“Vendimi për anulimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat evropiane”, shkruan kreu i PD, Basha.

Sipas liderit të Partisë Demokratike, kryeministri Rama nuk do t’i shpëtojë gjykimit, i cili po vjen dhe nga Evropa

“Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët”, përfundon statusi i Lulzim Bashës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN