Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mungesa e dhunës, Policia 'fal' protestuesit, asnjë i arrestuar

Nga A2 CNN
9 Qershor 2019, 13:35 | Aktualitet
Mungesa e dhunës, Policia 'fal' protestuesit, asnjë i

Për herë të parë nga nisja e protestave të opozitës së bashkuar, Policia e Tiranës nuk arreston asnjë protestues.

Nga burimet policore mësohet se përgjatë natës u shoqërua një numër i vogël protestuesish, të cilët ishin filmuar duke hedhur fishekzjarrë, por të gjithë u lanë të lirë, pasi u morën në pyetje.

Shkak për këtë veprim të policisë ishte edhe rrjedha e protestës, pasi nuk u hodh asnjë shishe molotov dhe kapsollat ishin të pakta, duke shtuar edhe koordinimin e organizatorëve, të cilët duket se e menaxhuan më së miri këtë protestë.

 Ndërkaq, dëmet tek Kryeministria dhe Parlamenti ishin minimale, me disa pllaka të shkulura apo llamba të djegura, ndërsa gjithçka u sistemua këtë të dielë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani