Panik në Londër, digjet ndërtesa 6-katëshe

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 6-katëshe në Londër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës lindore të kryeqytetit britanik.

Zjarri në ndërtesë ka detyruar mbi 100 zjarrfikës të shkojnë në vendngjarje për të vënë flakët në kontroll. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarri dhe forcat e policisë po hetojnë për shkaqet që e shkaktuan atë.

Ekipet zjarrfikëse po punojnë me intensitet që flakët të mos përhapen dhe të përfshijnë dhe ndërtesa përreth.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN