Shkodër, makina përfundon në kanal, shkaku pagjumësia

Aksident në aksin Shkodër – Koplik. Është regjistruar mëngjesin e sotëm një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal para se të hynte në rrethrrotullimin e “5 heronjve” sipas informacioneve shkak ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Në veturën tip Benz mësohet se udhëtonin një familje banuese në Fier, të cilët po ktheheshin nga Mali i Zi.

Vendngjarja tek rrethrrotullimi i “5 heronjve”

Nga aksidenti janë dëmtuar dy persona, por sipas mjekëve gjenden jashtë rrezikut për jetën.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN