Anuloi zgjedhjet, presidenti Meta pritet të shpjegojë arsyet në orën 08:00

Presidenca përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë mëngjesin e sotëm një konferencë për shtyp.

Konferenca e presidentit Meta do të mbahet në orën 08:00, në ambientet e institucionit të Kreut të Shtetit.

Një ditë më parë, Ilir Meta shfuqizoi dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe në njoftim thuhej se do të shpjegonte dhe arsyet që e çuan në këtë vendimmarrje.

Shkarkoni aplikacionin e A2