Brenda kishës së “kafkave”, një vend adhurimi i frikshëm

Në zemër të Çekisë, në Kutna Hora, ndodhen disa nga godinat më të bukura në të gjithë Boheminë. Qyteti mesjetar, i vendosur rreth 70 kilometra në lindje të Pragës, në shekujt XIII deri XVI, ishte në garë me kryeqytetin për dominim politik, ekonomik dhe kulturor, për shkak të argjendit që ndodhej me shumicë në minierat rreth tij.

Në ditët e sotme, Kutna Hora është qendër e arkitekturës së stilit barok dhe justifikon plotësisht statusin si një vend i mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e trashëgimisë botërore. Megjithatë, vendi më i vizituar mbetet ajo që vendasit e kanë quajtur “Kisha e kafkave”, pasi brenda saj ndodhet një kube, brenda së cilës mendohet se janë rreth kockat e 40000 personave.

Shifra e lartë ka një shpjegim. Në vitin 1278, Mbreti i Bohemisë dërgoi abatin e kishës në Jerusalem dhe në kthim ai solli një vazo me dhe nga vendi ku thuhej se ishte kryqëzuar Krishti. Dheu u shpërnda në tokën rreth kishës dhe që prej atëherë rritej gjithmonë e më shumë kërkesa e banorëve që donin të varroseshin aty. Disa shekuj më vonë, kockat e të vdekurve u zhvarrosën për dhe u sistemuan brenda kapelës së kishës, madje me disa prej tyre u formuan edhe objekte dekorative.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN