Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Dardanët” në një sfidë vendimtare në Sofje

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 10:28 | Futboll
“Dardanët” në një sfidë vendimtare në Sofje

Ekipi i Kosovës do të luajë sot ndeshjen e radhës për eliminatoret e Europianit 2020.

Pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi me rezultatin 1-1, Dardanët do të përballen në mbrëmje në 20:45 me ekipin e Bullgarisë.

Ndeshja e sotme që do të zhvillohet në Sofje është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi nevojitet një rezultat pozitiv për të shpresuar një vend të dytë dhe një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kosova shkon me probleme në këtë ndeshje për shkak të mungesave të Arbër Zenelit, Hekuran Kryeziut, Valon Berishës dhe Herolind Shalës. Ndeshja do të drejtohet nga danezi Mads-Kristoffer Kristoffersen dhe në stadium pritet të marrin pjesë rreth 500 mbështetës të “Dardanët”.

Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A, pas Anglisë dhe Çekisë me dy pikë në dy ndeshje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu