Frika e Brexit, ekonomia britanike nën presion

Ekonomia britanike u ngadalësua për të dytin muaj radhazi. Prodhimi pësoi një goditje në prill, duke u ulur me 1.4%, rënia më e madhe që nga fillimi i vitit 2017, sipas një sondazhi të Bloomberg. 

Shumë fabrika të makinave kanë ndaluar punën, duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën e ekonomisë së vendit. Shifrat tregojnë se gjatë muajit prilli u prodhuan 45% më pak automjete se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. 

Sipas ekonomistëve, ekonomia britanike pritet të ngadalësohet në tremujorin e dytë në 0.2% nga 0.5% që ishte krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Kushdo që do të marrë përsipër të drejtojë vendin, pas dorëheqjes së Theresa May, do të duhet të menaxhojë një ekonomi nën presion, për shkak të pasigurisë së krijuar nga marrëveshja Brexit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN