Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet të jetë mbytur në det

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në Lagjen 13 në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se viktima i seksit mashkull është i gjatë rreth 160 centimetra dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë, ai dyshohet të jetë mbytur.

Shkarkoni aplikacionin e A2