Këshilli i sigurimit të OKB-së, sot takimi i dytë informues për Kosovën

I dërguari i posaçëm i OKB dhe kreu i UNMIK, Zahir Tanin, informon sot Këshillin e Sigurimit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe raportin e sekretarit të përgjithshëm Antonio Gutierres.

Serbia përfaqësohet në nivel të lartë, ndërsa Kosova me ambasadoren e saj në SHBA.  Ky është takimi  i dytë informues nga tre që janë planifikuar këtë vit.

 Me rritjen e tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, shqetësimi kryesor mbetet ruajtja e stabilitetit në Kosovë. Ashtu si në muajin shkurt, çështja dominuese pritet të jetë ajo e tarifave që qeveria e Kosovës ka vënë ndaj produkteve serbe dhe të Bosnje-Hercegovinës.

 Debate pritet të zhvillohen edhe për rishikimin e rolit të UNMIK. Disa anëtarë, të tillë si Shtetet e Bashkuara, kërkojnë reduktimin e misionit, deri në mbyllje. Uashingtoni vlerëson se misioni ka staf shumë të madh dhe përdor me tepri burimet financiare, pavarësisht se përgjegjësinë e ka të kufizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN