Kocijancic për A2 CNN: Thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të votuar

kci 1100x620

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e pyetur nga A2 CNN, ka deklaruar se BE-ja “po ndjek zhvillimet” në vend, pas ngjarjeve politike të ditëve të fundit.

Kocijancic deklaroi se “kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian shtoi se “tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Kocijancic ka shmangur një përgjigje se si e vlerëson vendimin e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet dhe paralajmërimin e shumicës për ta shkarkuar.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 6 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 143 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 51 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 119 persona në spital, 14 në terapi intensive, 3 të intubuar