Kombëtarja pret Moldavinë, rikthehet mbrojtësi Mavraj

Kombëtarja Kuqezi nuk ka humbur kohë pas humbjes në Islandë, duke vijuar përgatitjet për takimin ndaj Moldavisë. Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i njëjtë ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Edi Reja është rikthimi i Mërgim Mavraj. Mbrojtësi shtatlartë ka lënë pas pezullimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Moldavia nuk do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës.

Shqipëri-Moldavi luhet këtë të martë në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN