Kombëtarja, gati për sfidën ndaj Moldavisë

Kombëtarja kuqezi nuk ka humbur kohë pas humbjes në Islandë, duke vijuar përgatitjet për takimin ndaj Moldavisë.

Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i njëjtë, ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Edi Reja është rikthimi i Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi shtatlartë ka lënë pas pezullimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Moldavia nuk do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës.

Shqipëri-Moldavi luhet këtë të martë në orën 20:45, në “Elbasan Arena”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN