Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

KPK "djeg" gjyqtarin që votoi kundër Dritan Dajtit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 09:10 | Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përjashtoi nga sistemi i drejtësisë kryetarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha. Gjyqtari që votoi kundër në vendimin që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, u shkarkua nga detyra, si i papërshtatshëm për sistemin gjyqësor. Shkak për largimin e tij nga detyra u bënë problemet me justifikimin e pasurisë.

Të njëjtin fat pati edhe kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro. Argumentet e paraqitura nga Hajro për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë nuk bindën komisionerët, të cilët vendosën shkarkimin e saj nga detyra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë