Kreu i OSBE-së, Lajcak: Politika të respektojë ligjet në fuqi, i bindur që do ta gjeni vetë zgjidhjen

Ministri i Jashtëm sllovak dhe njëkohësisht kreu i OSBE-së, Miroslav Lajcak, u shpreh sërish sot për gjendjen politike në Shqipëri.

Lajcak, që vizitoi Tiranën javën e kaluar, u shpreh se ngjarjet e ditëve të fundit “mund të thellojnë krizën politike në vend”.

Kreu i OSBE-së i bëri thirrje lidershipit politik shqiptarë “të tregojë vetëpërmbajtje dhe respekt për ligjet në fuqi, rolet kushtetuese dhe institucionet demokratike”.

Ai vijoi duke shprehur besimin që politika shqiptare do të respektojë të drejtën e popullit shqiptarë për të votuar për përfaqësuesit e tyre “brenda limiteve të legjislacionit shqiptar”, i bindur që vendi “do ta gjej vetë zgjidhjen, brenda kuadrit legjislativ dhe kushtetues, duke i mundësuar vendit  që të fokusohet në sfidat e rëndësishme për të”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN