Mesazhi i Metës, pasi anuloi datën e zgjedhjeve: Me qetësi dhe shqiptari

Pas firmosjes së dekretit që anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me studentë nga të gjitha trevat shqiptare, në kuadër të 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona”, shkruan Meta në “Facebook” teksa ndan edhe disa foto nga takimi.

Në fund, Presidenti e mbyll postimin e tij duke shkruar: “Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN