Obeziteti te fëmijët, Ministria e Shëndetësisë: Ndryshim menuve në kopshte – A2

Obeziteti te fëmijët, Ministria e Shëndetësisë: Ndryshim menuve në kopshte

Një në 5 fëmijë të moshës 8-9 vjeç është obez.  

Alarmi vjen nga specialistët e shëndetit publik pas një studimi të kryer tek fëmijët në 10-vjeçarin e parë të jetës.

Ekspertët thonë se obeziteti është kthyer në pandemi në mbarë botën, ndaj rekomandojnë masa urgjente për mirëushqyerjen e fëmijëve.

Pas këtij raporti tronditës, Ministria e Shëndetësisë do të ndryshojë menutë e ushqimit në çerdhe dhe kopshte.

Nga studimi i fundit demografik dhe shëndetësor është vënë re një përmirësim i ushqyerjes tek fëmijët e moshës 0-5 vjeç, megjithatë ka ende probleme me peshën e tyre.

11% e të miturve rezulton se janë më të shkurtër për moshën që kanë dhe 2% janë më të dobët për gjatësinë që kanë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2