Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

OSHEE, 30 milionë euro kredi për investime në rrjet

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 11:35 | Ekonomi
OSHEE, 30 milionë euro kredi për investime në rrjet

OSHEE merr borxh 30 milionë euro për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Në Kuvendin e Shqipërisë është dorëzuar marrëveshja e huas, që do të jepet nëpërmjet bankës gjermane KfW. Kredia do të merret për një periudhë 12-vjeçare dhe norma e interesit do të jetë fikse dhe do të përcaktohet një ditë pas njoftimit ndaj KfW-së se marrëveshja është bërë efektive.

Huaja do të përdoret për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë, reduktimin e humbjeve, si dhe rritjen e cilësisë dhe të sigurisë së furnizimit me energji. Bashkë me kredinë, Gjermania jep edhe 2 milionë euro grant si një ndihmë për të financuar masat e nevojshme shoqëruese në kuadër të këtij programi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani