PD reagon pas mbledhjes së KQZ: Militantët e PS, shpërdorim i turpshëm detyre

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gazment Bardhi, reagoi pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku katër anëtarë thanë se e konsiderojnë të pavlefshëm dekretin e ri të Presidentit që rrëzonte dekretin e mëparshëm për caktimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore.

“Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie. Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!”, shkruan Bardhi në Facebook.

“Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit “orwellian” të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama! Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN