Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reja: Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet, kemi shanse

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 20:48 | Futboll
Reja: Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet, kemi shanse

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri-Moldavi se Shqipëria ka ende mundësi për të bërë diçka të mirë në grupin H.

“Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet kemi shans që të bëjmë diçka të mirë në këtë grup. Eliminatoret janë të gjata dhe do të provojmë deri në fund”, tha Reja.

Më tej, trajneri italian u shpreh mbi ndryshimet në skuadër për takimin e nesërm: “Do të ketë 3-4 ndryshime, duke zëvendësuar lojtarët që kanë shpenzuar më shumë në Islandë. Do të prekim pak mbrojtjen. Skema 3-5-2 funksionon, por duhet të furnizojmë më tepër sulmuesit”.

Ndërkohë, Elseid Hysja tha se skuadra ka nevojë për kohë që të rikthehet në nivele të larta.

“Duhet të fillojmë nga zero për të krijuar këtë skuadër siç ishte dikur. Duhet të punojmë dhe me kohën do të shikojmë zhvillimet tona”, theksoi mbrojtësi i Napolit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani