Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tare refuzon Milanin, Lazio e bind të qëndrojë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 13:47 | Futboll
Tare refuzon Milanin, Lazio e bind të qëndrojë

Igli Tare nuk do të largohet nga Lazio. Pas rinovimit me trajnerin Inzaghi, presidenti i të kaltërve Claudio Lotito ka bërë të njëjtën gjë edhe me drejtorin sportive shqiptar.

Tare kërkohej me ngulm gjatë ditëve të fundit nga ana e Milanit, me drejtorin teknik Paolo Madini, i cili e shihte ish-futbollistin shqiptar si njeriun e duhur për të ndërtuar merkaton.

Kështu, Igli Tare ka refuzuar ofertën e ardhur nga kuqezinjtë duke shprehur dëshirën për të vijuar punën e nisur prej 10 vitesh në krye të Lazios.

Në anën tjetër, Milanit do t’i duhet të vihet në lëvizjes sërish për të zëvendësuar pozicionin e lënë bosh nga Leonardo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë