Telefonatë nga CR7? Sergio Ramos sqaron të ardhmen e tij

Mbrojtësi i Realit të Madridit përmes një interviste për mediat italiane ka sqaruar përfundimisht zërat për një transferim të mundshëm tek ekipi i Juventusit.

Ramos deklaroi se nuk është telefonuar nga Cristiano Ronaldo për t’iu bashkëngjitur ekipit torinez dhe se ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te “Los Blancos”.

Për mbrojtësin ka pasur shumë lajme për një largim të mundshëm nga Reali i Madridit për shkak dhe të polemikave të tij të shtuara me presidentin Florentino Perez. Por tashmë duket se gjithçka është sqaruar me Ramos që konfirmon vazhdimësinë në ekipin e kryeqytetit spanjoll.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN