Unaza e Re e Tiranës, ARRSH miraton ndryshimet në projekt

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e ri Bashkisë së Tiranës për rikonceptimin e Sheshit Shqiponja, pjesë e projektit të Unazës së Re të Tiranës.

Për drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, rishikimi i projektit ishte një domosdoshmëri pasi jo vetëm që përmirëson qarkullimin, por i jep prioritet gjithashtu lëvizjes së këmbësorëve.

“Zhbllokimi i arterieve për këmbësorët ka qenë prioriteti kryesor i këtij projektit të miratuar sot. Ky projekt integrohet më mirë me gjendjen urbane duke na dhënë një zgjidhje sërish me 3 nivele, por duke vendosur lëvizjen e këmbësorëve në nivelin zero”, u shpreh kreu i ARRSH-së.  

Sa i takon fondit të projektit, ai vijon të mbetet i njëjtë, në vlerën e 2.6 miliardë lekëve. Projekti i ri parashikon rikonceptimin e nyjës duke ndërtuar nënkalim dhe jo mbikalim, siç ishte projektuar në projektin fillestar, ndërsa pritet të nisin së shpejti edhe punimet për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore.

  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata Kushtetuese nuk njeh Besnik Muçin, Meta shpall vakancën
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata Kushtetuese nuk njeh Besnik Muçin, Meta shpall vakancën
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata Kushtetuese nuk njeh Besnik Muçin, Meta shpall vakancën