Vendimi i presidentit, ambasadori i OSBE: Çështje e brendshme e Shqipërisë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, shmangu komentet mbi vendimin e Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Interesit të gazetarëve ai iu përgjigj duke theksuar se kjo ishte çështje e brendshme e Shqipërisë dhe se autoritetet do të ishin në gjendje të vendosnin mbi argumentet e secilës palë.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Jam i bindur se institucionet shqiptare do të marrin një vendim të zgjuar se kush ka argumentet më të mira nga palët.

A2 CNN: Si e shihni procedurën e nisur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit, të enjten e ardhshme?

Borchardt: Kjo i takon institucioneve shqiptare që të vendosin. Kjo është punë e Kuvendit, Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

A2 CNN: Për OSBE-në, a do të ketë zgjedhje më 30 qershor?

Borchardt: Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë çështje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN