Ylli i Ajax zbulon: Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit

Portugalia triumfoi një natë më parë në Ligën e Kombeve ndaj Holandës së talenteve të Ajax dhe yjeve të Liverpool.

Në nisje të takimit, përveç trofeut, interes ngjalli edhe fakti i duelit mes Ronaldos dhe De Vrij e De Ligt. Portugalia fitoi trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s, por Ronaldo nuk mundi të “shembë murin” e përbërë nga dy mbrojtësit.

Në fundin e takimit, Ronaldo pati edhe një bisedë të shkurtër me talentin e Ajax, e cila shkaktoi të qeshura te ky i fundit dhe normalisht ngjalli interesat e tifozët për ato që portugezi tha.

Ka qenë De Ligt që ka zbuluar se bisedën, e cila duket se ka qenë mjaft interesante. “Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha mbrojtësi 19-vjeçar.

Prej kohësh, ai është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe pas mbylljes së sezonit u fol se ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshje me Barcelonën, por tashmë situata ka ndryshuar dhe e ardhmja e tij mbetet ende e paqarta. Mbetet për t’u parë se si ai do të reagoi edhe pas ftesës së Ronaldos.

Shkarkoni aplikacionin e A2